Korçë, 72-vjeçari gjendet i vdekur në kanal. Dyshohet se…

9 months ago 24

Gjendet i pajetë në një kanal në fshatin Pojan një shtetas i moshës rreth 72 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia 72-vjeçari dyshohet të ketë rënë në kanal pasi mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Nga informacionet ky shtetas njihej si një person që konsumonte alkool gjithsesi do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet.

Sakaq sipas policisë viktima nuk ka shenja të dhunës në trup. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e qytetit të Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article