“Korrupsioni është kthyer në një kulturë pune”, Tabaku: Kam hequr dorë të besoj që kjo mazhorancë ia del ta ndryshojë.

3 months ago 9

Në një fjalim pas raportimit të Komisionerit të Prokurimit Publik, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku analizoi situatën e korrupsionit në fushën e prokurimeve publike. duke ofruar shifra dhe numra për situatën katastrofale në të cilin gjendet KPP, Tabaku i kujtoi shqiptarëve krizën e vërtetë që ka kapluar vendin; sistemi korruptiv.

“Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, në fakt, duhej të kishte qenë një raport, i cili të paktën nuk duhej të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifrat kryesore që unë dua të përmend:

I pari, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të lartat në Ballkanin Perëndimor.
I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit.
I treti, 90% e procedurave janë me një ofertues. Atëherë, çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar. Sot kemi një grusht kompanish, të cilët marrin tendera.

Çfarë bën institucioni i Komisionit të Prokurimit Publik? Cilat janë masat që ka marrë? Unë e dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një njëri në realitet tjetër paralel. “ foli në parlament deputetja e PD, njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Më tej deputetja e PD, Tabaku, analizoi me detaje situatën e prokurimeve publike që janë një nga format më të preferuara të korrupsionit. Deputetja e PD i kujtoi qeverisë se një vit më parë ka sjellë propozime ligjore në shërbim të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij, por këto propozime u votuan kundër nga mazhoranca socialiste që në fakt morri vetëm një element nga ligjet e propozuara nga Tabaku.

“Vitin e kaluar, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike propozova një projektligj për ndryshime në partneritetin publik-privat dhe ndryshime në koncesione. Duke propozuar disa elementë të ri si pasaportën e prokurimit, pasaportën e transparencës së procesit të prokurimit… elementë për të hequr nga tenderët dhe prokurimet publike persona me rekorde kriminale, kompani të cilët nuk zbatojnë kontratën, kompani të cilët janë evazorë fiskalë, kompani të cilët vjedhin shtetin.”

Për Tabakun, sjellja e mazhorancës karshi korrupsionit është dëshmi se si shkaku i sëmundjes nuk mund të jetë ilac1i kundër korrupsionit.

Fjala e plotë e Tabakut:

Së pari, më lejoni që të shpreh keqardhjen për të gjithë raportimin e institucioneve të pavarura dhe procesin që ka ndjekur Parlamenti. Ka qenë fatkeqësi në fakt që kur ti pret që Parlamenti të ngrihet në një lartësi tjetër dhe institucionet e pavarura të raportojnë këtu në Parlament dhe ne të jemi përgjegjës se si mund të përmirësohet puna e tyre e se si mund të japim mendime të cilat shërbejnë për vitin e ardhshëm, ne ndodhemi në një situatë ku ose janë përdorur institucionet e papara për t’u sulmuar, në rastin kur nuk i përgjigjen Qeverisë “nuk na pëlqen kontrolli i lartë i shtetit hajde ta sulmojmë” ose ka pasur raportime rutinë, të cilët në thelb nuk e ndryshojnë fare as raportin e institucioneve të pavarura me Kuvendin, së pari dhe së dyti nuk ndryshojnë dhe përmirësojnë punën e tyre për të ardhmen.

Unë nuk isha këtu në fillim të seancës kur u diskutua në lidhje me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Është fatkeqësi që për herë të parë në këtë parlament raporti i kontrollit të lartë të shtetit nuk diskutohet para se të mbyllet ky sesion në parlament.

Është fatkeqësi që qeveria, duke qenë se ndodhet sot në një pozitë ku raportet e Kontrollit Lartë të Shtetit qartësisht japin një situatë ku korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin dhe të mos merret me punën dhe me raportin që ka sjellë institucioni.

Unë e kam shumë të qartë që Komisioni i Posaçëm i cili është duke punuar, një nga rezultatet kryesore që do të sjell do të jetë: Kontrolli i Lartë i Shtetit do të shkrihet me Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive për të krijuar Gjykatën e Auditit. Pa mbaruar punë fare Komisioni i Posaçëm e di që planet e Qeverisë janë për ta mbyllur Kontrollin e Lartë Shtetit, për të ndryshuar ligjin dhe për ta kthyer atë në një Gjykatë Auditi.

Atëherë, çfarë duhet që qeveria të vazhdojë dhe të sulmojë çdo institucion të pavarur, vetëm pse nuk i përgjigjet tyre?
Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, që sulmi ndaj institucioneve të pavarura është kthyer në këtë nivel dhe që sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij jo vetëm ndaj institucioneve të pavarura, parlamenti është thjesht një mashë e mazhorancës dhe kjo reflektohet në çdo nivel reflektohet, në çdo vendimmarrje, reflektohet edhe për atë që ne po diskutojmë sot, që është korrupsioni.
Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, në fakt, duhej të kishte qenë një raport, i cili të paktën nuk duhej të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifrat kryesore që unë dua të përmend:

I pari, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të lartat në Ballkanin Perëndimor.
I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit.
I treti, 90% e procedurave janë me një ofertues. Atëherë, çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar. Sot kemi një grusht kompanish, të cilët marrin tendera.

Çfarë bën institucioni i Komisionit të Prokurimit Publik? Cilat janë masat që ka marrë? Unë e dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një njëri në realitet tjetër paralel.

Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune. Sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderëve nga administrata. Sot përcaktohen kontratat koncesionare nga ato që përfitojnë tendera, sot shkruhen kriteret pikërisht nga kompanitë që fitojnë tendera dhe ku është roli I Komisionit të Prokurimit Publik këtu?

Në cilën situatë ndodhet sot situata e prokurimeve publike, kur prokurimet publike nuk referojnë për rastet e korrupsionit? Prokurimet publike janë hapësirë për pastrimin e parave. Prokurimet publike sot janë sektori më i korruptuar shqiptar, me sensibilitetin më të lartë për sa i përket të gjithë sektorëve nga pikëpamja e luftës ndaj korrupsionit.
Për çfarë na duhen institucionet e pavarura kur nuk e kryejnë punën e tyre, apo kur drejtuesi është në të njëjtën linjë me qeverinë bën? Kur drejtuesi është në linjë të kundërt me qeverinë, duhet ta sulmojë dhe duhet edhe punën e tij ta prishim dhe raportin e tij ta prishim dhe besueshmërinë e institucionit ta rrezikojmë.

Sot ndodhemi në një pikëkthese në fakt në Shqipëri, sepse ndonjëherë ndihemi këtu në Parlament, sikur edhe fjala nuk ka më vlerë e peshë. Sikur çdo betejë që është bërë, edhe në luftën ndaj korrupsionit, edhe çdo betejë tjetër që është bërë, sot ka shkuar kot. Sepse nuk ka një sistem një sistem merite, një sistem vlerësimi edhe për institucionet e pavarura, edhe në politikë, edhe në biznes dhe në ekonomi, që sot t’i japë hakën të Zotit. Dhe sot sulmohet një institucion, vetëm pse nuk kontrollohet dot?

Qeveria sot duhet të kishte marrë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ta kishte kthyer atë në një plan pune. Raporti i fundit i Rule of Laë që u publikua vetëm dje, thotë që: Vetëm 50% e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit zbatohen. Institucionet nuk përgjigjen. Ministria e Financave nuk përgjigjet.

Sot ke një shtet komplet paralel, që është rritur arroganca në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe na flasin ne për luftën ndaj korrupsionit? Na mësojnë teori për luftën ndaj korrupsionit? Një drejtues i institucionit të pavarur erdhi këtu dhe foli për doktrinën e mbrojtjes konsumatorit; një drejtues tjetër këtu na flet për transparencën e prokurimeve publike.

Vitin e kaluar, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike propozova një projektligj për ndryshime në partneritetin publik-privat dhe ndryshime në koncesione. Duke propozuar disa elementë të ri si pasaportën e prokurimit, pasaportën e transparencës së procesit të prokurimit… elementë për të hequr nga tenderët dhe prokurimet publike persona me rekorde kriminale, kompani të cilët nuk zbatojnë kontratën, kompani të cilët janë evazorë fiskalë, kompani të cilët vjedhin shtetin.

U mor një sugjerim, pasaporta e prokurimeve, e kompanive dhe u lanë gjithë të tjerat dhe morëm sugjerimet tuaja, thonë.,. Ndërkohë që sot po marrim prokurime publike persona me probleme, sot po paguhen tendera publikë, kompani që nuk kryejnë punët, kompani të cilat janë evazor fiskal dhe ne prezantuam mekanizma për të gjithë këto dhe nuk u morëm parasysh.

Raportimi rutinë i institucioneve të pavarura nuk i hyn në xhep askujt, po askujt! Ky parlament sot ka nevojë për një nivel tjetër diskutimi. Ky parlament sot ka nevojë që të marrë masa, sepse është kthyer në emergjencë lufta ndaj korrupsionit në sistemin e prokurimeve publike.
Mosnjohja e problemit, sulmi i kujtdo që flet për këto probleme, e ka sjellë situatën deri ku është sot.

Sa nga ne këtu janë sulmuar vetëm se kanë denoncuar korrupsionin, se kanë folur për tenderë publik për konfliktin e interesit; kam folur për situatën që ka sot administrata publike. Dhe të gjitha këto duket sikur kanë krijuar dhe kanë prodhuar këtë situatë. Kolegët e mi folën me të drejtë për të gjitha raportet ndërkombëtare që nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ke Transparency International tek raporti i Komisionit Evropian, për sa i përket prokurimeve publike që e kanë thënë në 10 vite situatën se si është që nuk është marrë asnjë masë dhe e kemi ngritur këtë alarm dhe këtë flamur vite më parë.

Ndërkohë që sot jemi shumë vonë për të ndryshuar diçka që fatkeqësisht me qeverisjen socialiste është kthyer në një kulturë pune dhe është kthyer në një metodë pune që e ka krimbasur, prishur fatkeqësisht një pjesë të mirë të administratës publike.
Ka plot në administratën publike edhe punonjës të përgjegjshëm, por ato të cilët sot po përdorin prokurimet publike koncesionet për përfitimet e tyre personale, fatkeqësisht janë kthyer në rregull.

Duhet të ishin përjashtimi nga rregulli dhe janë kthyer në rregull. Se mbyllen sytë një herë kur ka problematika me fondet e BE-së, mbyllen sytë për herë të dytë, kur korrupsioni shkon në 33 milionë; mbyllen sytë për herë të tretë, kur drejtuesi i institucionit që shpërndan fondet e BE-së shkon përpara drejtësisë për korrupsion me fondet e BE-së dhe sigurisht që kthehet në sistem.

Sot ka diçka të mirë, që Administrata Publike e përgjegjshme, Administrata Publike me integritet po refuzon që të firmosh ose refuzojnë që të jenë pjesë e një sërë aferash korruptive, por kjo nuk mjafton.

Ne duhet të ngremë një sistem që e parandalon korrupsionin dhe unë i kam hequr shpresën, po edhe shqiptarët e kanë hequr shpresën që këtë mund ta ngrejë kjo mazhorancë socialiste, sepse në qoftë se ndodhemi sot këtu, është prej kësaj mazhorance socialiste. Nuk e shoh fare ilaçin dhe kurën tek ato që e kanë shkatërruar sistemin, te ato që kanë krijuar këtë sëmundje, po e shoh që një mundësi tjetër dhe një mënyrë tjetër për ta ndryshuar këtë sistem dhe fatkeqësisht, raportimi i institucioneve të pavarura ishte një tjetër mundësi e humbur për Parlamentin që ne të gjithë, përtej bindjeve tona politike, të majtë e të djathtë, të bënim diçka ndryshe për të ndryshuar institucionet e pavarura, po aq më tepër për të ndryshuar klimën korruptive të çdo tenderi apo prokurimi publik që sot ndodh në Republikën e Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article