“Kosova është Serbi”, Rumania rrezikon ndëshkim

1 year ago 45
Reklamë
23:39 13/09/2023

Masa për sjelljen e tifozëve për parullën

Rumania rrezikon një ndëshkim të rëndë pas mesazheve politike në sfidën me Kosovën mbrëmjen e së martës në Bukuresht. Një grupim ultrasish vendas mbanin në duar parullën; Kosova është Serbi. Gjobë apo edhe përjashtim të tifozëve janë masat e mundshme që mund të marrë UEFA. Futbollisti Mërgim Vojvoda shprehu keqardhje për këtë situatë.

“Të vish këtu dhe të pritesh kështu, një shtet pa pikë respekti në 2023 nuk mundësi të ndodhin të tilla gjëra. Gabuam që u kthyem në fushë, kemi derdhur gjak për të ardhur deri këtu”, tha Vojvoda.

Federata Rumune e Futbollit e dënoi aktin e ultrasve. Ndeshja kualifikuese e Euro 2024 u ndërpre për rreth 50 minuta, ndërsa ekipet qëndruan në dhomat e zhveshjes.

Pas qetësimit të situatës skuadrat u kthyen në fushë dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2 – 0 të Rumanisë. Kosova luajti për shumë minuta me 10 futbollistë, pasi sulmuesi kryesor Vedat Muriqi mori dy të verdhë duke u përjashtuar nga loja.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article