Kosova në futsall zhvilloi dy miqësore të suksesshme ndaj Letonisë, merr një fitore dhe një barazim

8 months ago 21

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka zhvilluar dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë si mysafir ku ka marr një fitore dhe një barazim.

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka filluar t’i jap besim dhe karakter ekipit, duke luajtur si të barabartë me të gjithë kundërshtarët prej se ka marr drejtimin e Dardanëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar të premten Kosova fitoi ndaj Letonisë me rezultat 5-4.

Ramadan Alaj dhe Drilon Maxharaj shënuan nga dy gola, ndërsa Yll Mazreku shtoi një tjetër.

Në ndeshjen e zhvilluar sot, Kosova ishte duke fituar 3-1, por me disa gabime në fund pësuan dy herë për rezultatin 3-3.

Mërgim Dervishaj, Melos Kelmendi dhe Drilon Maxharraj shënuan golat e sotme.

Përballjet ndaj Letonisë treguan se Kosova në futsall është në rrugë të mirë dhe në çdo ndeshje po tregon ngritje të nivelit./Telegrafi/

Read Entire Article