Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, i cili tha se Kosova, Republika Srpska, Serbia e Mali i Zi të jenë një shtet.
Përmes një mesazhi në “X”, Rama tha se kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nuk ka ende në një reagim nga partnerët europian. “Më duhet të rrëfej se jam i befasuar”, shkruan Rama ndërsa shpreson që heshtja të thyhet sa më shpejt.
“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Më duhet të rrëfej se jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”- shkruan Rama.
Top Channel