Kosumi: Pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte shtet

10 months ago 14
18:00 30/11/2023

Ish-kryeministri e cilëson pozitiv faktorizimin e shqiptarëve

Ngjarjet që kanë pasuar njëra pas tjetrës në Kosovë, nuk e kanë prekur pak politikën e cila është kritikuar shpesh për mosveprimet e duhura edhe në arenën ndërkombëtare.

Dikur në karrigen e kryeministrin ndërsa sot si qytetar i saj, Bajram Kosumi, mban një qëndrim sa i takon zgjidhjeve që i është dhënë situatave të fundit në Kosovë.

Pyetje: Ju thatë që qënia njerzore duhet të kapi çastin. A ka lidhje kjo me aktualitetin dhe situatën politike në Kosovë dhe me kryeminstrin që duhet të kapi çastin sa i takon tensioneve atje?

“Nëse duam të bëjmë një krahasim të gjerë, këto janë gishtat e dorës, secili është në veti por është e një dore por nëse është një keq, katër janë keq, që të gjithë janë keq. Në vija të përgjithshme jam i kënaqur me rrjedhën politike dhe historike për shqiptarët edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën edhe për RMV, por, a ka pas konjuktura të bëjmë shumë më tepër për veten? Të faktorizohemi shumë më tepër dhe të bëjmë një jetë shumë të mirë seç e bëjmë sot? Absolutisht po. Këtu vjen shprehja “Dobësi” edhe si shoqëri, edhe si individ, kokëçarjet, moskordinimet, mos përgjigjësia para publikut dhe ligjet që na kanë lënë pak mbrapa. Por mendoj që shqiptarët nëse shikohet në aspketin Historik kanë ecuar në rrugën e duhur.”

Në situatën e tensionuar Kosovë-Serbi, nuk ka qëndruar e heshtur Shqipëria, e cila ka artikuluar hapur qëndrimet e saj dhe kë sheh si zgjidhje të duhur. Këtë qëndrim të Shqipërisë, ish-kryeministri i Kosovës, e sheh pozitive.

“Unë besoj se po pavarësisht ka gjëra që unë nuk pajtohem, por mendoj se po mos ishte Shjqipëria në gjitha periudhat, Kosova nuk do të ishte shtet. Dhe po mos ishte diplomacia sot prej Shqipërisë, Kosova do ta kishte shumë më vështirë. Lojrat politike janë çështje të çastit, për interest e tjera, unë i kuptoj si çështje të valëve të detit, deklaratat ose projketet që mund të mos jetë shumë i favoshëm në moment por ka një interes tjetër që e shtryn ta bëjë atë.”

Ish-kryeministri i Kosovës vjen në Shqipëri në rolin e autorit, me librin e tij të fundit “Enciklopedi Imagjinar” që e ka projektuar qysh në kohën kur ai vuante brugun në qelitë e Nishit.

Ndërsa me këtë vepër futet thellë në kompleksitetin e qënies njerëzore.

Me veprën “Enciklopedi Imagjinare” Kosumi sjell një veprër komplekse mes letërsisë artistike dhe veprës studimore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article