“Krahasoi Kosovën me Palestinën”, Berisha paralajmëron Edi Ramën: Ose do të heqë dorë nga ‘misioni’ i diktuar nga Vuçiç, ose…

1 year ago 21

Balkanweb app Get it on Google Play

Sali Berisha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nëse nuk do të heqë dorë  nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, do të përballet me “qindra mijëra njerëz” që do ta mbrojnë këtë shtet.

Ish-kryeministri Berisha, tha se “misioni i Edi Ramës” do të marrë fund shpejt, ndërsa tha se ky i fundit, gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë, e krahasoi Kosovën me Palestinën.

Edi Rama përfaqëson tradhtarin e këtij kombi, më të poshtër në të gjithë historinë, tradhtarin e Shqipërisë, më të rrezikshëm dhe të poshtër që ekziston në histori. Ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë, por e garantoj se kjo do të marrë fund shpejt.

Ky është vërsulur me një mision, se ky është mision, i detyruar nga Vuçiç në mënyrë më të egër se vetë ai, e krahasoi në prani të Samitit, me Hamsin.

Ky përdori pardje në Samit tezën më të rrezikshme serbe kundër Kosovës, Palestina jonë! Serbët, para gjithë botës kur shtypin shqiptarët e Kosovës, u thonin se ai është Jerusalemi jonë, dhe Rama e krahasoi me Palestinën Kosovën. Edi Rama do përgjigjet. Tani të presë përgjigjen! Ose Rama do heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, ose janë këtu përveç qarkut të tërë të Kosovës, janë qindra mijëra të tjerë që do mbrojnë Kosovën. Që do të thotë, nuk do mund ta bëjë, e paralajmëroj!”, tha Berisha.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article