Krenaria kuqezi, Rama në podcast me lojtarët e Kombëtares

10 months ago 23
12:27 25/11/2023

“Ta shënoni emrin me gërma të arta në historinë e futbollit”

Kombëtarja bëri krenar çdo shqiptar me kualifikimin e saj për herë të dytë në Europian. Disa prej protagonistëve të këtij suksesi, ishin të ftuar në podkastit “Flasim’’ të kryeministrit Edi Rama. Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Mario Nitaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Elhan Kastrati zbuluan emocionet dhe aspiratat e tyre.

“Kemi treguar që kemi forcën për të bërë edhe më shumë, kështu që duhet të jemi të kënaqur, por të vetëdijshëm që mund të arrijmë edhe më shumë se kaq.”

Berat Gjimshiti tregon përjetimin e tij kur trajneri De Biasi i komunikoj në vitin 2016 se nuk do të mund të luante në evropian.

“Vendosi trajneri De Biazi atëherë sepse nuk isha në formë dhe e pranova. Puna vazhdon, ec përpara dhe s’ka asgjë.”

Teksa vlerëson punën e trajnerit brazilian, Hysaj thotë se shumë nga lojtarët e Kombëtarës janë pjesë e skuadrave të mëdha jashtë vendit dhe kjo është një arsye më shumë për t’u besuar.

“Ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet. Të jep siguri në vetvete. Të bën të besosh se ti je një lojtar i fortë dhe mund të bësh me të vërtetë më shumë.”

Kryeministri shprehu vlerësime për futbollistët që kanë kontribuar për Kombëtaren dhe për emrin e Shqipërisë.

“Jemi pjesë e një familje dhe këtu është interesi i përbashkët i familjes nuk është thjeshtë që e bëri Uzuni golin dhe në tjerët humbëm, por rëndësi ka skuadra.”

Gjatë bashkëbisedimit me futbollistët e Kombëtares, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batuatat.

“Do Mbappen ti aty në krahë, dhe pastaj t’i thuash o Uzun hajde se nuk di ku iku ky.”

Shqipëria shkon në Euro 2024 në Gjermani si e para në Grupin E, duke vendosur kështu një rekord për Kombëtaren.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article