Kreu i grupit dhe bileta e dytë e Euro2024

11 months ago 48
18:18 18/11/2023

Republika Çeke dhe Moldavia në garë direkte

Moldavia dhe Republika Çeke mbajnë gjallë shpresat për kualifikimin në Euro2024. Barazimet respektive ndaj Shqipërisë dhe Polonisë lejojnë dy kombëtaret për të ëndërruar kalimin në Gjermani nga grupi eliminator ku tashmë ka garantuar prezencën përfaqësuesja kuqezi.

Bileta e fundit diskutohet në përballjen mes tyre, të hënën e 20 Nëntorit, në një 90 minutësh që vlen gjithë edicionin e eliminatoreve. Trajneri i Moldavisë, Sergej Kleshçenko pohoi se skuadrës i mungoi fati për të marrë fitoren.

“Motivimi dhe psikologjia bëjnë të mundur rikuperimin fizik më të shpejtë. Ne donim të fitonim dhe nuk fituam, por gjithsesi barazuam dhe fituam të paktën një pikë. Na mungoi edhe pak fati ndaj Shqipërisë. Nëse do të kishim pasur pak më shumë fat, do të kishim shënuar një gol të dytë. Ne do të shkojmë në Çeki me shpresë dhe vetëm për fitore.”

Përpos kombëtares që shoqëron Shqipërinë në Gjermani, dilema tjetër është fituesi i grupit. Kuqezinjtë do të garantonin kreun edhe me një barazim ndaj Ishujve Faroe. Teksa në rast disfate të kuqezinjve, kreu do t’i rrëmbehej vetëm nga Republika Çeke nëse këto të fundit marrin maksimumin e pikëve ndaj Moldavisë.

Këto të fundit edhe në rast fitoreje nuk kërcënojnë kreun e Shqipërisë, pasi distanca momentale qëndron në 4 pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article