Krimi në Durrës/ “Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”, zbardhet dëshmia e studentes që vrau babain dhe e shpalli të zhdukur

8 months ago 22

“Doja të ndiqja ëndrrat e mia, të vazhdoja shkollën”. Kështu ka deklaruar Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, ndërsa familja e shpalli të zhdukur.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar dëshminë e 19-vjeçares, e cila ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa theksoi se shkak ishte bërë fakti se babai, Pëllumb Meta, donte ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash i Durrësit, emigrant.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava.”, mësohet të jetë shprehur e reja para policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article