Psikologia ligjore, Eriona Hoxha, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar se si ndikojnë emocionalisht te të rinjtë dhe te shoqëria ngjaret kriminale.
Ajo theksoi se sot kriminelët dhe të fortët shihen si shembull që duhen ndjekur nga të rinjtë, që e bën edhe më të rëndë situatën.
Sipas saj edhe prindërit sot janë fajtorë, pasi interesohen më shumë për pamjen e jashtme të fëmijës se sa të nxënit.
Pjesa nga biseda:
Borakaj: Sa pasiguri dhe çfarë efektesh shkaktojnë te pjesa tjetër e qytetarëve?
Hoxha: Edhe të mos jesh psikolog kur shikon pamje të tilla të fillon ndjesia e frikës, ankthit dhe pasigurisë, jo vetëm për vete. Kush ka nipër dhe mbesa kanë frikë të flasin. Ajo që më shqetëson është mosha e ulët. Ne flasim për saga dhe shohim moshat 25-35 vjeç dhe duket sikur s’ka më të rinj. Flitet në media për të rinj që largohen, por mos harrojmë që po vriten përditë. Kur thuhet që kanë patur edhe armë me vete, në psikologji duket sikur ajo arma të jep njëlloj sigurie, të ngroh në mënyrë të pandërgjegjshme. Pastaj që jemi kthyer në një shoqëri që duam të dukemi, patjetër. Ne na intereson makina, si jemi veshur. Sheh sot të rinj që janë të veshur në një mënyrë që se sheh dhe ta familjet me nivel me ekonomi të lartë, kur në të shumtë e rasteve nuk kanë shkollim, nuk kanë komunikim. Në çdo shoqëria ajo që na dallon është gjuha, komunikimi të kuptuarit. Mua më lidh puna më së shumti me të miturit dhe me ligjin. Sa ndikohen këta fëmijë sot nga të rriturit, patjetër. Sot të klikohesh është gjëja më e rëndësishme për ta. Sot po promovohen nivelet më negative. Ne kemi edhe prindër sot që i blejnë fëmijës telefonin e fundit, dhe nuk i orientojnë drejt të mësuarit, dhe sporti. Sot adoleshentët rrinë në telefon, kur i bën mësimet ky. Sot sheh në lokale adoleshentë të pakontrolluar. Mua sot më shqetëson edhe ky i vogli që sheh atë të madhin. Nëse të mëdhenjtë kanë ankthin, të vegjëlit duan të bëhen si ata.
Borakaj: Por paralelisht me këta, ke edhe kamarierët që mbeten viktima, si ndikon kjo te adoleshenti?
Hoxha: Unë mendoj dhe e shoh se pavarësisht gjithçkaje, ai që themi që është një njeri në nevojë, ka punën primare. Ai do ta ketë brenda vetes frikën.