Kronika satirike/ Gjekmarkaj rrëfen ëndrrat mashtruese plot makth të fundvitit: Takimet me kryezëvendës Mulin për bashkimin e PD dhe Babon për Inteligjencën Artificiale

10 months ago 21

Festat kaluan, por lanë pas  çudira. Na pushtoi tahmaja e të ngrënit ajo lubi që plot rrengje i punon njeriut të gjorë.

I pari e pëson gjumi, nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Ëndrrat përziejnë të shkuarën me të ardhmen.

Dy të tilla me shenjuan ndërrimin e viteve me ndonjë gromësimë në mes si ndarje epokash.

Njëra me personazh Kryezëvendës Liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte temë partinë, bashkimin e dyta, qeverinë, performancën dhe inteligjencën artificiale.

U poqëm me Mulin ndanë një strehë që të mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar siç i ka hije. Dy rrudha koha me derte ia kishte qendisur mbi ballë. U përqafuam me mall si dy luftëtarë lirie pas beteje. Nga një duhan drodhëm. Pas një pauze të nevojshme që mendimet të shndërrohen në fraza si belcia që del raki filluam muhabenë.

Regjimi tha na izoloi Doktorin, demokracia  është në tërheqje, Opozita nën agresion duhet bashkim, dilemat janë oportunizëm dhe shkelje syri ndaj kreut të Meduzës.

Ndonëse me sëmboi diçka në gji miratoja me kokë. Fola unë pas një cope here: ne kemi qenë të gjithë vartës të Doktorit padrejtësia ndaj të cilit na dhëmb, madje krejt Shqipëria, ti e di edhe te Lulit. Kur na tha ai  e bëmë hasha dhe mire qamet kemi bërë.

Po ja tani kur te vij aty kam një merak kë do kem shef, kush do m’i përgatisë deklaratat që do lexoj, kush do ma masë performancën, cili do më qortojë për gabimet e kush do më lëvdojë për sukseset? Gjithmonë kam patur dëshirë të jem vartës i Banës. Po nëse ajo s’ka nge sëpaku i Aldos ose Akilit se Oerdi me Luçon janë më nopranë ata me zor pranojnë dhe ofiqn tën si Kryezëvendës Lider që historia ta skalitë.

Jo jo mos e kij atë hall më dha siguri. Ti do t’i marrësh direktivat drejt e nga Doktori si Salianji, si dikur Abat Doçi nga Papa, nëpërmjet meje që s’ta kam me hile. (psherëtiva, këtë e di i thashë nën zë).

Ndërsa për grupin e mesit vazhdoi, do caktojmë një komision 6 mujor monitorimi e ndërlidhjeje të udhëhequr nga zonja  Kalaja, zonja Edhit dhe zonja Garo qe të integrohen natyrshëm dhe pa stres.

Po e bëjmë sefte me një fraksion i thashë e pastaj shohim rrugës. Ndërhyri: kush ja ka parë hajrin pakicës bëhu pjese e shumicës së shëndoshë më këshilloi dhe iku befas ashtu siç kishte ardhur.

Barkun e ndieja të rëndë, fyti më ishte tharë. Shyqyr mu gjend aty afër një sapllakë me ujë dhe ia qita fundin, si turbinë e tërhiqja.

U solla u mbështolla e më zu prapë i ziu gjumë.

Po një tjetër ëndërr ra mi mua. Më ngjau se isha në zyrë dhe më ra telefoni. Të kërkon Babo me xhebral me thanë. Po hazer jam u gjegja ! Më muaren ca zaptie dhe me shpunë në një konak, ku në një shilte të madhe, me brandavekë veshur, një çallme në kokë, tespie në dore si sulltan rrinte Babua.

Hajer Padishah bëm kabull se nuk di pse me kë thirrur?! Ai nuk foli menjëherë po trazonte xhezvenë  mbi zjarr dhe dikur më pyeti si tu duk promocioni i inteligjencës artificiale të vitit 2030?

Nuk po kuptoja ambienti ishte si i 1453 pyetjet për 2030. Punë ëndrrash hesapi. Mblodha veten.

Po ç’ të them u përtypa, birinxhi, gëzim i madh që e fjalet janë të varfra për ta shprehur. I kam ca pyetje nga aktualiteti, por edhe për motet në vazhdim. Hajer Padishah!

E kam patur një si mërzi, një si re në kokë për këtë Tezen bile me pat dalë njollë edhe në filxhan po tani mu vërtetua. Nuk ndërhyra, e lashë të vazhdonte. Nuk u besova syve ku për 10 milion turistët ajo falenderonte stafin e asaj palo ministri që e kam për hudhër. Po rilindja urbane, po samitet dhe intervistat, hokat e qyfyret, pjatat me fytyrën time qe iu dhurova liderëve, atë që Mamica e tha më mirë se kushdo për munxet që i tregova ambasadorit rus në OKB dhe kë falenderon ajo, stafin e saj e veten?! Një heshtje e murrëtyer na ndau për disa sekonda.

Kroi pak fytin dhe desh të dinte si i kemi punët ne të opozitës po ja ashtu na ke vënë zjarrë e fshehur dorën  por po të zunë  do ta presin. Mos bini në dëshpërim, këshilloi me ju që jeni grup i madh me 43 veta do të merrem vetë se keni nevoje për lider të fortë.

U shkrytha pak e reagova, po ja sikur jemi mësuar me shef Taon. Joo ai ka në patronazh Lulin e properëndimorët e tjerë tha. Hajër!

Meqë ra fjala si t’u duk te Topi ai ? Ç’thua i thashë, ne pamë të gjithë ty te Klani e na kënaqej shpirti. Marshallah marshallah.

Llafe po përhapen tha që këta të mitë po ziren?! Po vallahi janë ndarë në tre grupe dhe duan t’i hanë kokën njëri-tjetri që ju plaçin sytë. Qefiret bëzani më parë do jua këpus unë atyre. Aferim aferim.

A mendon që duhet ta freskoj pak qeverinë nga Pranvera? Po shto verioret se e ke bërë fare toskeri përfitova unë dhe rrugët andej te gjitha i bën bahçe me bahçe, ne këtej sipër jetim me kalë e gomar gërxheve.

Po ja kam Ulsinë tha ndonëse deshën ta hanë gjallë dy burra e dy gra për t’i zënë vendin po Ulsia është esnaf ma do xhani. Bela sikur po të rri rënde këto kohë? Jo mo është e zënë me pune vatani po me ka në vëmendje bereqavers, shëndet të ketë.

Si duket Ogi te arsimi a u rehatua? Jangëllesh i thashë, ardhi te ne paret te fakulteti ynë e na daroviti me habere, me zor e lamë të ikte se na u bë si e shtëpisë.

Te kanë parë një ditë me Ditmarin apo jo mu drejtua? Po e vërtetë kishte merakun e Nikos meqenëse nuk shihen me po zemra i pikonte mall, me dha ti shpie dy litra raki ca ftonj e pak mjaltë se kohë virozash e duhet për kalamaqerit.

Po pse zgjodhi ty jo Damon u bë kureshtar? Po Nikoqiri nuk takohet me te deklasuarit , nuk e turbullon bindjen. I lodhshem realiteti pohoi, as une se lexoj më, keta firaunë me tejkalojnë në deshira.

Le të flasim per inteligjencen artificiale dhe të ardhmen. Ashtu u bëfte.

Sikur tha të bëj një ministri të vreshtave e rakise e në krye të saj të ve Bujarin e Lushnjes? Unë : prishur mos qoftë. Nese nje tjeter sajoj per të mbjellat e të korrat dhe si adapt çoj Bafton? Unë: prishur mos qoftë.

Një dikaster per lotet e gezimit se veç gezime do kemi në vazhdim, s’ke kundershti per Laertin?! Jo skam vallahi e ka treguar me vepra. Per Virtytin kunder vesit edhe ty mendja tek Toni te vete? Sigurisht pa asnje dyshim.

Po per nostalgjitë dhe sevapin politik? Une nuk fola , ç’ me duhej të beja isha pa patur pula? Mimi du Puccini, Ermon apo Etilden? Nese ma degjon fjalen, izem Padishah them Etilden si më melankolike.

Atë do bej. Bora asokohe me gjithë këtë kontribut do jetë Kryetare Parlamenti. Tunda koken. A ta bej një rixha?

Jepi tha ai me zemergjersi. Ministrinë e Bakllavasë jepja Antoneta Dhimes se e qan, ka bere nje per vit te ri që të lepish gishtat. Byrekun e merr halle Ikonomi e di gjithë dynjaja. Qofte e bërë.

Atë te veteranve të Rilindjes jemi një zëri per Pandin se do jetë plako burrë.

Dilon shef per vajin e kembes. Margeritin them ta çoj në vend të Bakes. Nuk ngurrova aty, ky po që është sihariq.

Mamicen do u ve mbi krye  si trashigimtare retorike. Do i ve punet per fill e per pe.

Keshtu Babo ishte plot vizione. Ne të dale me panë Jorushi i Tabakeve që çorri faqet dhe Lideri që kerkon perspektive Gazi që shtiu me çifte po saçmet nuk me moren. Def u bë gjumi. Firar qetesia. I paqarte horizonti as Kosta  i Gramozit dhe Lindites mes të mbajturit thatë diten e Krishtlindjeve e bollekut të nates se 31 dhjetorit, sdi me ç’ të thote ! Thjesht flet me  vete si murg tibetian. Aren Pellumbi e sheh me bisht të syrit duke uruar ishallah e pat dhe ky. Rivalitet i vjeter!

Top Channel

Read Entire Article