“Kronikë mbi belara estetike”/ Analiza satirike, Gjekmarkaj zbulon kandidatet për “Mamicën e PD”: Duam në Kuvend parukeri, berberhane, qendër këshillimore e rrëfimtore

4 months ago 4

Nga Agron Gjekmarkaj

Tani disa gjëra u zgjidhën siç e lyp e mbara. Puna e vulës u sqarua. Muçua mbet me gisht në gojë. Ne vendosëm të bëjmë opozitë siç i ka hije një opozite që të punon qindin. Ne të kronikës kemi vendosur që një pjesë të kohës në Tabir Saraj t’ja kushtoj çështjeve estetike. Për këtë po punohet intesivisht me Kostën e Gramozit dhe të Lindites qe merr vesh shumë nga belarat estetike, gjetjet e thukta, ravgimet e qashtra, darovitjet pa dem, qederet e embla e plot kesosh!

Kemi filluar te hartojmë disa kritere për disa çeshtje të imazhit dhe estetikes në Kuvend. Ndoshta mund të krijohet edhe një parukeri e posaçme, një berberahnë, një qënder keshillimore, një rrefimtore e gjëra të tilla!

Për mbajtjen e mjekrës nga baballarët e kombit:
– Kush duhet ta mbaje e kush jo? Mban Ulsia po jo Mete, Nikoqiri, Tao pse jo?
– Ku duhet te marrin leje ata pak ministra qe kemi? Mos është Bela lejedhënësja ajo qe u thote kjo duhet prere e kjo rritur, kjo duhet rruar e kjo keputur?
– Kush duhet te leshoje autorizimet per deputetet? Deri me sot mos ka bërë ndonje allishverish Majko duke i shitur tinëz?
– ⁠A duhet qe mjekroshet te respektojne raportet maxhorance-opozite?
– ⁠Dmth a mundet qe opozita të ketë më shumë mjekroshë se maxhoranca?
– ⁠Cilat duhet të jenë modelet e mjekrave qe duhet tu lejohen deputeteve e ministrave?
– ⁠Nëse nuk pelqehen a ka të drejtë Ermua tua ndukë në të thatë dhe tua hedhë para këmbeve?! Me sa tahmah do ja kepuste Salianjit se ay çoku llap nga pak?!
– ⁠Modelet jane tre: e Skenderbeut, e Ismail Qemalit dhe e Babos.
– ⁠Dilemave intelektuale kush e ujit dhe prashit, kush e kosit dhe kreh mjekrren e tij a di kush ti pergjigjet?!

Sepse po krijohet një situate disproporcionale.

Per shembull, a mund të jetë Gaz Bardhi me ate mjekerr qe duket si e sapombire, homologu i Babos me atë mjeker te hijshme e legjendare si te Ismail Beut nën hijen e se ciles fle një komb i tërë si sheleget në zheg?

Zgjidhjen duket ta kerkojme te mjekra e Gazit. O ta rrisë e ta zbardhë e ta beje për të qënë ose u pa puna, do lere Gjekmarkaj mjekerr, Ed Paloka, shef Oerdi dhe Hyqymeti Kryezevndes Lideri Muli. Pastaj aty krijohet një pyll qe s’di nga t’ja mbash!

Per veshjen e zonjave e zonjushave deputete:

– A mundet qe ngjyrat e veshjeve te devijojne nga ngjyrat simbolika te partive: dmth a mund te veshin socialistet, fjala vjen Mamica, fustane e kostume blu? Ndoshta Etilda dhe Jorida mund te japin mend pa shfaqur xhelozi.

– ⁠Dhe a mund te veshin demokratet, fjala vjen, Zheni Bebi Gjergji, kostume te ngjyrosura me lejla-mavine e famshe rilindase? Nese këtë e ben Dhurata Çupi çfarë reagimi do ketë Blero?

– ⁠Kur do te tolerohet veshja e fustankave ne vend te kostumeve? Kësaj pyetje pritet t’i japë xhevap Dilua, Ismeti dhe Antoneta se ato i dinë mirë punet e marifetit dhe erzit! Nje sy mund ta hedhe edhe Arben Pellumbi me Nasipin si firaunë që janë.

– ⁠A duhet te jete kriter vetem temperatura në diell apo edhe temperatura politiko-parlamentare? Po Ogi qe rri gjithmone me kostum pse, çfarë ka kuptuar, ngase ka ngasje?

– ⁠Po Bora që hijeshine e merr kudo me vete duke i ndare stinet fet e fet? Po Anila e cila duket sikur ka vape gjithmone dhe skuqet? Po Tezja me jakë koreane?

– ⁠Ne rast shpirtmadhesie e tolerance fustanlejuese, sa gisht mbi gju duhet te jete ai dreq fustan? A duhet negociuar per ketë me Eni Xaken apo pranohet në heshtje zgjedhja e saj?

Për çeshtjen e estetikes se meditimit:

Kush do lejohet qe me floket e shpushpurisura dhe me veshtrimin e perhumbur te duket si filozof qe s’e ka mendjen ne mexhlis, po ne hallet e medha te globit, per shembull si Shalsi apo Luan Baçi, Gjeneral Kollçaku apo Saimir Korreshi dhe kush do sillet si qerrata qe nuk le dy gure bashke, per shembull si Cyrbja apo Bledian Nallbati shpirti i të cilet zaliset tek sheh kah qeveria hijen e vagullt te Mamices?

Per çeshtjen e proamerikanizmit:
Kujt do t’i lejohet te rrije ne mejhanen e Kuvendit me kembe siper tavolines, si per shembull Etjeni dhe Arbi, dhe kush do rrije si një evropian modest dhe i edukuar, si per shembull, Toni apo Flamur Hoxha?

Për çështjen e analogjise me Mamicen:

Sa kohe do doje opozita te gjeje nje zonje elokuente me krenari te eperme qe te debatoje me Mamicen apo kjo e fundit do perleshet vetem me burrat e PD? Ne kemi shefe Albanen qe ju merr perpara me kuç e maç per atë punë, ne kemi Inen qe ju ben gjemen duke qeshur! Ne kemi Jorushin me llafin sherbet qe ngjit si zamke! Ehuha janë të thella keto punë!

Në vend që të lëmë shkas per burrerizimin e Mamices, duhet menduar pak per grarizimin e debatit. Në këtë pikë bëjmë një komison bipartizan Gjekmarkaj, Salianji, Damua dhe Çyrbja! Sekretar Helidon Bushati dhe si Ajatollah guide supreme kthehemi tek Kostaqi! Keto janë çeshtjet kryesore që shqetesojnë gjithë boten shqiptare pa zgjidhjen e të cilave nuk ka as derman as paqë!
Agron Gjekmarkaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article