Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare raporton se këtë tur kryeministri ia ka dedikuar shpjegimit të Projekt Buxhetit 2024.
Ndalesa e parë e kryeministrit besohet të jetë qyteti i Fierit këtë të enjte ose të premte.
Të gjithë deputetëve socialistë u është kërkuar të angazhohen në procesin shpjegues të Projekt Buxhetit 2024. Kryeministri i ka dhënë një përparësi absolute shpjegimit të qytetarëve të këtij projekt buxheti.
Në të tilla kushte kur projekt buxheti do të dominojë agjendën politike të shumicës socialiste, kjo bëri edhe shtyrjen e kongresit të PS-së parashikuar për t’u mbajtur të shtunën.
Top Channel