‘Kryeministri t’i thërrasë mendjes”, protestuesit: Të marrë fund keqqeverisja

8 months ago 4

TIRANË – Qytetarët tashmë kanë nisur të mblidhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në protestën e madhe të opozitës, e cila pritet të nisë nga çasti në çast.

Një nga protestuesit tha se kryeministri i vendit duhet t’i thërrasë mendjes dhe të bëjë Shqipërinë një vend më të jetueshëm. Ai tha se protesta, në dijeninë e tij, do të jetë paqësore.

“Unë jam nga Librazhdi. Jemi këtu kundër korrupsionit. Nuk ia kam idenë skenarit të dhunshëm. Kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes. Arresti për Berishën është i padrejtë. Dhëndri ka marrë thjesht pronat e veta. Kjo është padrejtësi që i bëhet Berishës nga kryeministri”, tha një qytetar.

Ndër një tjetër qytetar, deklaroi se është në shesh për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit dhe korrupsionit.

“Jam nga Kombinati. Si përherë pres të jetë paqësore. Jemi kundër keqqeverisjes së vendit”, tha ai./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article