Kryeministrit suedez i rrëshqet goja: Izraeli, të drejtë të kryejë gjenocid në Palestinë!

10 months ago 18

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson i rrëshqiti goja në një tubim në komunën e Goteborgut kur tha se Izraeli kishte të drejtë të kryente gjenocid.

Mediat vendase thonë se kreu i qeverisë suedeze kishte planifikuar të thoshte se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”. Por fjala i doli ndryshe. “Suedia dhe BE-ja janë të bashkuara. Izraeli ka të drejtë për gjenocid…desha të them vetëmbrojtje!”, u shpreh ai duke e korrigjuar veten shumë shpejt.

Një person nga publiku iu drejtua i zemëruar me pyetjen “a lejohen tani të kryejnë gjenocid? A e ka Izraeli këtë të drejtë?” Pas gafës, protestuesit e ndërprenë vazhdimisht dhe e dënuan liderin suedez, duke thirrur “turp të qoftë”, për mbështetjen e pakushtëzuar për Izraelin.

Disa prej personave në event u larguan nga policia. Ofensiva e Izraelit ka vrarë rreth 14 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Më shumë se 6.000 të tjerë janë zhdukur, sipas saj. Ndërkohë, si pasojë e sulmit të Hamasit në jug të Izraelit humbën jetën 1.200 njerëz më 7 tetor, thonë zyrtarët izraelitë.

Top Channel

Read Entire Article