Kryeparlamentarja Nikolla pret homologun bullgar: Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

7 months ago 8
10:59 26/02/2024

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pritur në një takim në Tiranë homologun e saj bullgar, kreun e Parlamentit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Nikolla vlerësoi marrëdhëniet mes dy shteteve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“Ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare në nivele të larta. Kolegut i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të Bullgarisë ndaj integrimit europian të Shqipërisë dhe bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë negociatave. Rolin e Bullgarisë si përkrahëse të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e konsiderojmë si investim strategjik”.

Kryeparlamentarja Nikolla theksoi se dy shtetet duhet që të forcojnë akoma më shumë bashkëpunimin në shumë fusha.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në dobinë tonë, të rajonit dhe perspektivës europiane. Shqipëria dhe Bullgaria të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes reciprok. Vendet tona i konsiderojmë pakicat kombëtare si urë për miqësinë e gjatë dhe të qëndrueshme. Vendet tona mbajnë të njëjtat qëndrime për dënimin e luftës së agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article