Kryeparlamentarja Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

1 year ago 17

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Nikolla deklaron se Presidenti Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane.

“Në jetën e tij të gjatë politike, si parlamentar, ministër, Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe President i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i shërbeu me përkushtim jo vetëm vendit të tij, por edhe aspiratave evropiane.
Presidenti Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane. E tij është shprehja e njohur gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në mars 2014 se Italia do të jetë avokatja e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pushofsh në paqe, President!”, shprehet Nikolla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article