Kryetari i Komunës së Preshevës: Kurti përçau shqiptarët, përgjegjës për rezultatin e dobët

10 months ago 14
15:35 19/12/2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotëse zgjedhjet e së dielës, për shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin një dështim, për shkak të përçarjes së tyre, çka solli bojkotin më të madh të ndodhur ndonjëherë në zgjedhje. Për përçarjen ai ka një akuzë të drejtpërdrejtë dhe e adreson atë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rezultati, thotë Arifi, është dëshpërues. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, sipas tij, do të kishin arritur të merrnin 4 mandate, nëse nuk do të kishte ndodhur përçarja.

Kurti, thotë Shqiprim Arifi, ka tentuar të përçajë shqiptarët edhe në Tiranë e Shkup.

Kryetari i Komunës së Preshevës thotë se shqiptarët e Luginës patën kundërshtarë në këto zgjedhje jo vetëm serbët, por edhe Vetëvendosjen.

Ndryshe nga qeveria e Prishtinës, thotë Arifi, politika e Tiranës ka qëndruar larg ndërhyrjeve në këto zgjedhje.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article