Kryetari i LDK në Kosovë: Koha të fitojmë betejën diplomatike ndaj Serbisë

1 year ago 38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është organizuar nga Serbia.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Abdixhiku tha se qëllimi i sulmit terrorist ishte krijimi i një realiteti të ri në veri, por që dështoi falë profesionalizmit dhe patriotizmit të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Këtë të diel Republika e Kosovës u bë cak i një sulmi mirë të organizuar dhe mirë paramenduar terrorist. Në krye të këtij organizimi qëndronte krimineli tashmë i shndërruar në terrorist, Milan Radonjçiq, në mbështetje të tij pa asnjë dyshim qëndronte Republika e Serbisë. Qëllimi ishte i qartë siç u kuptua nga vet sponsorizuarit terrorist, krijimi i një realiteti të ri në veri dhe për krijimin e tij duheshin edhe viktima. Ato vinin në formën e pelegrinëve vizitorë në Manastir të Banjskës si masë nxitëse të një përplasje të mëvonshme të Policisë së Kosovës me popullsinë civile në veri. Këtë skenar Kosova dhe po thuajse të gjitha shtetet e dala nga lufta e Jugosllavisë e kishin të njohur tash. Si përgjigje ndaj këtij sulmi institucionet tona të sigurisë kishin dhënë përgjigjen më adekuate të mundshme. Në bashkërendim me aleatë dhe profesionalizëm më të lartë të mundshëm e diela e nisur me tragjedi në mëngjes u shndërrua në një ditë të triumfit të së drejtës ndaj terrorit”, tha ai.

Abdixhiku tha pas triumfit ndaj këtij sulmi terrorist tani është momenti për fitore diplomatike të Kosovës në raport me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saja do të mbështesë gjithherë institucionet e Kosovës në përballje të tilla. Por tani sot na duhet mençuri. Atë që vajzat dhe djemtë tanë e fituan ditën e 24 shtatorit në Banjskë duhet të fitojmë në politikë dhe diplomaci. Tani radhën e ka beteja politike dhe këtu ndërtohen kthesat e mëdha, ne e kemi një mundësi të tillë. Është përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë do të ketë mbështetjen pa asnjë kalkulim tonin se këtë situatë të përkthejë në avancim të pozicionit tonë ndërkombëtar. E vërteta e vetme është se gjatë dy viteve të fundit pozicioni i Kosovës ka qenë i rënduar jemi ende në masa ndërkombëtare dhe sanksione. E vërteta e vetme është se në përballje të tilla bashkërendimi me aleatë është jetik… Ne duhet të bashkërendojmë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë pikë propozimi i djeshëm i presidentes të vendit është në vijë me qëndrimet tona si parti. Pra jemi në moment të mirë dhe moment tonin. Prandaj veprimet e ardhshme tonat janë jetike, nuk na duhet të jemi në ndikime të rastit”, shtoi Abdixhiku.

Top Channel

Read Entire Article