Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uroi qytetarët për vitin e ri 2024. Në mesazhin e urimit, Nikolla tha në vitin e ardhshëm përkushtimi dhe sakrifica duhet të jetë frymëzim edhe për funksionarët publikë.
“Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane. Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike.”, shkruan Nikolla.
Ndërsa ministrja e Shëndestësisë, Albana Koçiu ka theksuar mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.