Kualifikimi, Duka e Sylvinho rrëfehen në “Opinion”

10 months ago 55
00:10 22/11/2023

Presidenti i FSHF: Në grup preferoj Gjermaninë e Serbinë

Me emocionet e kualifikimit të tejkaluara dhe pas festës së përfundimit të kualifikueseve të Europianit, Armand Duka dhe Sylvinho Campos ishin në një rrëfim të veçantë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Presidenti i Federatës kishte falenderimin e tij për stafin teknik si dhe vlerësime për një prej talenteve që i munguan fushatës kualifikuese.

“Broja nuk pati mundësi që të kontribuojë. Një talent që nuk na vjen shpesh dhe ne nuk kemi luksin që  ta humbim. Mund të kesh individë, por nëse nuk bën një skuadër që nuk funksionon si një e vetme , bashkë me gjithë administratorët e ekipit, drejtuesit teknik, futbollistët, pastaj nuk arrin rezultatin.”.

Ndërsa trajneri Sylvinho tregoi sekretin e suksesit, si dhe momentet kyçe të kualifikueseve.

“Shpirti i skuadrës është shumë i bukur. Kemi lojtarë të fortë por të vetëm nuk e fitojnë garën, fitohet në grup. Goli i fundit i Cikalleshit me Moldavinë. Ndeshja ndaj Republikës Çeke në transfertë ishte më delikatja sepse ata janë të fortë, me taktikë dhe forcë fizike, ata bënë një gol dhe barazimi me ta ishte i vështirë.   Suksesi jonë erdhi nga besimi që iu dhamë lojtarëve. Cilësia është aty, duhet vetëm besim.  ur fituam me Çekinë në shtëpi e kuptova që ishim kualifikuar pasi me pikë ishim më afër”.

Shumë shpejt do të hidhet shorti i finaleve. Presidenti preferon madje ndeshjen hapëse me Gjermaninë.

Armand Duka: Në fakt nga ato skuadrat që janë aty, ajo që më pëlqen më shumë është Gjermania.

Blendi Fevziu: Gjermania ë? Bëjmë edhe ndeshjen hapëse po na ra Gjermania.

Armand Duka: Jo vetëm që bëjmë ndehsjen hapëse, por mund të luajmë më mirë futboll kundër Gjermanisë sëe sa kundër atyre 5 të tjerave. Nuk më duket Gjermania në momentin më të mirë.

Blendi Fevziu: Gjermania vinte e para. Tjetër?

Armand Duka: Slloveninë ose Serbinë.

Blendi Fevziu: Serbinë do e preferoje? Nuk do merrte ngjyrime ndeshja? Italinë do e preferoje?

Armand Duka: Shumë e fortë është.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article