Kualifikimi për herë të dytë në Europian

10 months ago 12
13:48 01/12/2023

Shqipëria përmirësohet nga viti 2022 me tre pozicione në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare po pret me tepër interes fatin e shortit të Hamburgut ku do të mësojë kundërshtarët e fazës së grupeve të Euro2024. Kuqezinjtë gjenden në vazon e dytë, duke qenë e favorizuar deri diku për të peshkuar kundërshtarë të kalueshëm.

Në renditjen e fundit të FIFA-s, Shqipëria gjendej e 62 në Botë, kjo pas barazimeve ndaj kombëtareve modeste si Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Ndërkaq, duke iu referuar renditjes botërore, Shqipëria gjendet e 30-ta në mesin e skuadrave Europiane. Falë edhe rezultateve të fundit, të kurorëzuara me kualifikimin në Euro2024, rivalët e mundshëm të kombëtares kanë bërë përparime, duke u ngjitur në pozicione. Fakt që tregon se Shqipërinë e presin rival të fortë në tokën gjermane, ku synohet për të arritur kualifikimin historik, përtej grupeve.

Gjithsesi, atmosfera në kampion e përfaqësueses sonë ka qenë e mirë gjatë këtij viti, për të pësuar rritje të ndjeshme në cilësinë e lojës nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Në 9 ndeshje me brazilianin në stol, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, pikërisht atë debutuese përballë Polonisë.

Që prej marrjes së drejtimit nga ana e Silvinjos, Shqipëria është ngjitur me 3 pozicione, pasi vitin e shkuar e mbylli renditjen e FIFA-s e 66.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article