Kualifikohet Ajax, bie Eintracht

6 months ago 17
Reklamë
12:48 23/02/2024

Dinamo Zagreb barazon me Betis por festoon, në raudnin e 16 të Ligës së Konferencës dhe Olympiacos

Ajaksi është kualifikuar në raundin e 16 të Ligës së Konferencës. Në fazën play off, holandezët eliminuan norvegjezët e Bodo/Glimt me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Sfida e kthimit në Norvegji përfundoi 2-1 në favor të holandezëve.

Për vendasit shënoi Berg, ndërsa për miqtë Bergui dhe Tejlor. Pavarësisht se barazoi me Betisin në Zagreb në sfidën e kthimit, Dinamo ka siguruar një biletë për në fazën pasardhëse. Kjo falë fitores 1-0 në përballjen e parë.

Union St Gilo befasoi Eintrahtin në shtëpi duke fituar 2-1 dhe duke siguruar vazhdimësinë në Ligën e Konferencës. Për belgët shënuan Puertas dhe Ajensa, ndërsa për gjermanët realizoi vetëm Edimbe.

Olimpiakos mundi Ferencvaros në Hungari dhe festoi kualifikimin. Takimi i kthimit u vendos nga El Kabi në të 45’-ën.

Greklët kishin fituar edhe sfidën e parë në shtëpi minimalisht. Në raundin e 16 të Ligës së Europës u kualifikuan edhe Servete, Molde dhe Storm Graz.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article