Kukësi zbardhet nga bora, vështirësi lëvizjeje për automjetet nga akulli, dëmtohen linjat e tensionit të lartë

9 months ago 20

Ulja e menjëhershme e temperaturave gjate natës shoqëruar me era të forta dhe borë të dendur ka krijuar prezencë të akullit dhe borës në rrugët rurale por edhe nacionale, të gjitha segmentet nacionale rrugore ne Kukës kanë vështirësi lëvizjeje, prandaj nevojitet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirët.

Situata paraqitet problematike pasi erërat e forta po grumbullojnë borën në shumë segmente rrugësh përpos rënies së vazhdueshme të borës.

Nga stuhia e borës shumë banorë janë pa energji elektrike si shkak i dëmtimit të linjave, mungesë të energjisë elektrike gjatë natës kanë hasur edhe gjysma e lagjeve të qytetit si 4,5,6, Ram Has, Zabel e Lagjja e Re të qytetit të Kukësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article