Kumbulla spikat ndaj Atletico Madrid, madrilenet ndalen nga Espanyol, Bilbao thyen Valencian

2 months ago 40

Atletiko Madrid dështoi në tentativën për të siguruar fitoren shtëpiake në javën e tretë të kampionatit spanjoll.

Los Kolconeros u ndalën në fushën e tyre në një barazim pa gola 0 me 0 nga Espanjol.

Paraqitje shumë e mirë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare Marash Kumbulla i cili ka kaluar në huazim nga Roma tek Espanjol në La Liga.

Në fakt madrilenët e dominuan totalisht ndeshjen dhe Kumbulla e shokët e tij të skuadrës patën shumë punë përballë të besuarve të Simeones.

Portieri mik Garsia reagoi mirë në disa raste, ndërsa Alvarez dhe Sorlot, De Pol dhe Rikelme humbën mundësi gjatë pjesës së parë.

Espanol rastin më të pastër e pati me Havi Puado në minutën e  33.

Edhe në të dytën megjithë përpjekjet dhe zëvendësimet e kryera, vendasit nuk zhbllokuan dot shifrat.

Në takimet e tjera, spikati më së shumti fitorja 1 me 0 e Bilbaos kundër Valencias, Prados ishte heroi i baskëve me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë./vizionplus.tv

Read Entire Article