Kupa e Italisë/ Lazio kualifikohet në gjysmëfinale

9 months ago 24
21:53 10/01/2024

Lazio kualifikohet mes tensionit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Skuadra e Maurizio Sarrit ia doli për të thyer minimalisht 1-0 rivalët e qytetit, Romën, me ngjyrat bardhekaltër që pushtojnë kryeqytetin italian.

Një gol i Zakajni në minutën e 51 i mjaftoi Lazios për të marrë fitoren, të tretën në 4 duelet e fundit me armiqtë e përbetuar.

Sulmuesi i krahut i tregua i ftohtë nga 11 metra larg, për të fituar kështu sfidën me Patrision dhe i dhënë një fitore tepër të merituar Lazios.

Mbi të gjitha, Sarri fiton derbin numër 4 në 6 të zhvilluara ndaj Romës, me Mourinho që merr një tjetër goditje në rrugën drejt titujve këtë sezon.

Ashtu siç edhe pritej, dueli ishte i tensionuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq, një për çdo skuadër.

Ndërkaq, dyshja shqiptare, Hysaj te Lazio dhe Kumbulla te Roma e ndoqën sfidën nga pankina.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article