Kur Ballkani ka nevojë ai është aty: Nazmi Gripshi, ‘10-shi i skuadrës’ ka shënuar gol në pesë ndeshjet e fundit

5 months ago 7

Ballkani është lider në Superligën e Kosovës dhe njëherë ka siguruar edhe finalen e Kupës së Kosovës për herë të dytë në histori të klubit.

Kampioni aktual, ka vuajtur shumë në stinorin pranveror, por duket se po ja del dhe me hapa të vogël, por të sigurt po shkon drejt titullit të kampionit për herë të tretë me radhë.

Ilir Daja vazhdon të jetë ideator i Ballkanit kampion nga stoli, ndërsa në fushë, ‘portokallezinjtë’ kanë një lider të jashtëzakonshëm, sidomos në këto xhirot e fundit.

Bëhet fjalë për, Nazmi Gripshin, i cili me golat e tij e ka nxjerrë Ballkanin nga kriza në përballjet e fundit. Në pesë ndeshjet e fundit, Gripshi ka arritur të shënojë pesë herën, me nga një gol për ndeshje.

Nazmi Gripshi në aksion (Foto: Kf Ballkani)

Kjo tregon se sa i vlefshëm ka qenë mesfushori sulmues në këto përballjet e muajit prill.

Gripshi hapi ndeshjen në përballjen me Lirinë të zhvilluar me 7 prill, ku Ballkani fitoi 2-0, ndërsa përballja u zhbllokua vetëm në minutën e 71-të, pas një goditje me kokë që erdhi pas asistimit të Meriton Korenicës.

Mesfushori zhbllokoi edhe ndeshjen ndaj Feronikelit 74, me një gol nga penalltia në minutën e 22-të, në fitoren 2-0 të Ballkanit.

Por, kulmi dhe goli ndoshta më i rëndësishëm i sezonit erdhi në derbi ndaj Dritës, ku Gripshi arriti të shënojë në minutën e shtatë të kohës shtesë për të barazuar shifrat në 2-2.

Një gol ai e shënoi edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, kundër Suharekës, që doli të jetë e kualifikimit, pasi përballja u mbyll 2-2, ndërsa me rezultat të përgjithshëm prej 3-2, Ballkani shkoi në finale për herë të dytë në histori.

E fundit, por jo nga rëndësia, ishte ndeshja e sotme ndaj Gjilanit, ku pas një pjesë të parë pa gola, në fillimin e pjesës së dytë, në skenë goli Gripshi që hapi ndeshjen për 1-0, që në fund u mbyll 2-0 në të mirë të Ballkanit, që vazhdon të jetë lider me 63 pikë, dy më shumë se sa Llapi që ka 61.

Për ta kuptuar se çfarë sezoni po kalon Gripshi, duket t’i shohim statistikat e tij në Superligën e Kosovës, ku për 25 ndeshje, ‘10-shi i skuadrës’ ka shënuar 13 gola.

Nëse Ballkani arrin të bëhet kampion, pa dyshim që këtë sezon, ai ka meritat më të mëdha. /Telegrafi/

Read Entire Article