Kur gjuha është më e shpejtë se mendja: Kryeministri suedez tha se Izraeli ka të drejtë të kryejë gjenocid në Palestinë

10 months ago 22

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson bëri një gafë në një tubim në komunën e Goteborgut kur tha se Izraeli kishte të drejtë të kryente gjenocid.

Mediat raportojnë se i pari i qeverisë suedeze gaboi pasi kishte planifikuar të thoshte se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

“Suedia dhe BE-ja janë të bashkuara. Izraeli ka të drejtë për gjenocid…vetëmbrojtje!”, tha Kristersson.

“Israel has the right to genoci… self-defence.”

Swedish Prime Minister Ulf Kristersson made what many social media users are calling a Freudian slip when he almost stated that Israel had the right to commit genocide during an open Q&A session in Gothenburg with Sweden’s Finance… pic.twitter.com/czcOQlttpJ

— TRT World (@trtworld) November 22, 2023

Një person nga audienca u zemërua me kryeministrin dhe pyeti “a lejohen tani të kryejnë gjenocid? A e ka Izraeli këtë të drejtë?”

Pas gafës, protestuesit e ndërprenë vazhdimisht dhe e dënuan liderin suedez, duke brohoritur “turp të qoftë”, për mbështetjen pakushte për Izraelin.

Autoritetet policore u detyruan të ndërhynin dhe i dëbuan disa persona nga ngjarja. /Telegrafi/

Read Entire Article