Kur i mëson Shqipëria kundërshtarët në Euro 2024

11 months ago 52
09:37 18/11/2023

Shqipëria është kualifikuar për në Europianin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

UEFA Euro 2024 do të luhet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.

Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian të dielën e 2 Dhjetorit. Në Hamburg do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet e Euro 2024.

Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 Qershorit.

Se çfarë do t’i rezervojë fati Shqipërisë këtë mund ta zbulojmë vetëm pas 2 javësh.

Shqipëria barazoi në Moldavi 1-1 duke marrë në këtë mënyrë pikën e artë që i jep sigurinë matematikore për të kaluar në Europian.

Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Ishujve Faroe në Tiranë më 20 Nëntor.

Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E për ta bërë festën e kualifikimit edhe më të bukur.

Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në Tv Klan në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm si ekranin që do të transmetojë të gjithë këtë turne nga 14 Qershori deri më 14 Korrik./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article