Kur mbyllet afati kalimtar në ligat kryesore evropiane?

8 months ago 22

Mini-afati kalimtar i transferimeve të dimrit po vjen drejt fundit, por tani është e ditur koha e saktë se mbyllet ai në ligat kryesore evropiane.

Afati kalimtar transferimeve dimërore të Serie A mbyllet këtë mbrëmje, më 1 shkurt 2024, në orën 18:00. Data dhe ora e ditës së afatit u ndryshuan vetëm disa javë më parë pasi fillimisht pritej të mbyllej të mërkurën, 31 janar në orën 18:00.

Klubet e Serie A do të lejohen të nënshkruajnë me lojtarë të rinj deri në këtë mbrëmje, por gjatë ditëve në vijim, ata mund të vazhdojnë të shesin lojtarë të tjerë në vendet ku afati kalimtar do të mbetet e hapur.

Afati i përfundon sot edhe në pesë ligat e tjera më të mira, por kohët janë paksa të ndryshme.

Negociatat në Ligën Premier përfundojnë në orën 22:00, njëlloj sikurse në La Liga të Spanjë.

Skuadrat e Ligue 1 në Francë kanë kohë deri në orën 21:00, ndërsa afati është në orën 15:00 për klubet gjermane në Bundesligë.

Klubet turke mund të nënshkruajnë me lojtarë të rinj deri më 9 shkurt, klubet austriake mund të bëjnë blerje deri më 6 shkurt dhe në Zvicër, afati i transferimeve dimërore mbetet e hapur deri më 15 shkurt. /Telegrafi/

Read Entire Article