“Kurrë mos harro”/ Policia jep detaje nga dëshmitë e Tafanit, emrat e autorëve të 6 ngjarjeve kriminale

1 year ago 10

“Kurrë mos harro”, është ‘pagëzuar’ operacioni i zbardhjes së 6 vrasjeve dhe 5 shpërthimeve me eksploziv, falë dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Saga e vrasjeve, plagosjeve, kërcënimeve, vjedhjeve me dhunë dhe sigurimit të kushteve e mjeteve për atentate, kanë bërë që policia të lëshojë 15 urdhërarreste në total. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, njoftoi në konferencën për mediat se janë ekzekutuar 12 nga urdhërndalimet e lëshuara, ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale.

“U bë e mundur finalizimi i megaoperacionit. Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm që sollën zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 raste te shkatërrimit te pronës, 1 rast i kanosjes së policisë, zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në Greqi. Prokuroria Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim”, njofton ai.

Policia ka mundur të sigurojë prova që çojnë në zbardhjen e shumë ngjarjeve të prodhuara nga përplasja e bandës së Laert Haxhiut me atë të Aldo Bares, në qytetin e Lushnjës.

“Zbërthimi” i Tafanit ka hedhur dritë mbi vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021. Policia njofton se autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini.

Artan Tafani, dyshohet si autor i vrasjes së Alban Selmakut. Nga hetimet, dysohet se ky shtetas me të tjerë, ka kryer vrasje e ngjarje të tjera kriminale në periudhëm 2021-2023, në disa qytete.

Lajm në përditësim…

Read Entire Article