Kurti në mbledhjen përkujtimore për Bunjakun: Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj

1 year ago 19
13:26 25/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun. Bunjaku u vra gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Kosova veproi me maturi dhe në përputhje me natyrën e saj perëndimore.

“Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”./Klan Kosova


Të ngjashme

Read Entire Article