Kurti: Nuk ka takim Kosovë-Serbi në Dhjetor

10 months ago 44
14:33 01/12/2023

Kryeministri: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa siguruar kufijtë

Muaji Dhjetor duket të mos jetë në fokus të Brukselit për organizim të ndonjë takimi të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Kështu së paku thotë kryeministri Albin Kurti i cili thotë të mos jetë në dijeni për ndonjë takim të planifikuar për këtë vit.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar.”

Derisa fokusi i palës serbe duket të jenë zgjedhjet e 17 dhjetorit, Kosova sipas kryeministrit Albin Kurti është e përqëndruar në siguri. Thotë se kriminelët e sulmit të Banjskës duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

“E siguria është siguria e kufijve. Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi. Kufiri i Kosovës duhet të jetë i sigurt dhe ndaj ne po angazhohemi me institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët ndërkombëtarë”.

Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit të arritura gjatë këtij viti e në këtë plan hyn edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa kryeministri kërkon që marrëveshje për zbatim e këtij plani të nënshkruhet nga të dyja palët e pastaj të nis zbatimi pala serbe heziton të nënshkruajë dhe kërkon zbatimin pa ndonjë nënshkrim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article