Kurti pas fitores së Shqipërisë: Me golin e Asanit nga Shkupi, Dakut nga Gjilani e futbollistët e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim – kualifikimi për EURO 2024

1 year ago 79
Reklamë

Ndeshje e paharrueshme futbolli, kështu e ka cilësuar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përballjen mbrëmë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëri – Poloni që përfundoi me fitoren 2 – 0

“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024”, shkroi Kurti.

Kurti, mes tjerash theksoi se “fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo”.

Read Entire Article