Kush është Bleron Krasniqi që shkëlqeu me dy gola te Kosova U21?

10 months ago 8

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U21 sot (e martë) mori një fitore me rezultat 3-1 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e U21.

Padyshim që rol vital në këtë fitore pati sulmuesi Bleron Krasniqi i cili ishte autor i dy golave në këtë takim.

Krasniqi shënoi dy herë në harkun e vetëm katër minutave për t’i dhënë Kosovës epërsi të dyfishtë në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ai shënoi fillimisht në minutën e gjashtë për rezultatin 1-0 dhe më pas vetëm disa minuta më vonë, saktësisht në minutën e dhjetë shënoi për rezultatin 2-0.

pic.twitter.com/2eg2KN1F6g

— KosovoComps / Scout (@KosovoComp) November 21, 2023

21-vjeçari aktualisht aktivizohet në radhët e Schalke 04 II, ku këtë sezon ka zhvilluar tetë paraqitje me fanellën e tyre duke shënuar një gol.

Paraprakisht ai kishte veshur fanellën e Kosovës për grupmoshat U16 me të cilët ka debutuar në nëntor të vitit 2017, ku në katër paraqitje ka shënuar një gol.

Kosova ka dëshmuar gjithmonë se është një vend i talentëve të futbollit që gëzojnë potencial të jashtëzakonshëm dhe i tillë siç duket është edhe Bleron Krasniqi, i cili premton shumë për të ardhmen./Telegrafi/

Read Entire Article