“Kusht që të pranojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Mitsotakis paralajmëron Tiranën zyrtare: Fredi Beleri duhet të betohet si kryebashkiak!

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri i Greqisë Kiariakos Mitsotakis, nga Tirana, ka deklaruar para gazetarëve se Greqia e mbështet perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE, por shton se kjo kërkon që vendet e të bëjnë rregullime të rëndësishme në “acquis” evropiane.

Ai u shpreh se i vetmi parim që është i panegociueshëm për Bashkimin Evropian, rrjedhimisht dhe për Greqinë, është respektimi i shtetit ligjor. Thënë këtë, ai u ndal tek “çështja Beleri,”, kur tha se thekson me zë të lartë e ai ka të drejtë që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Ai tha se ky është kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

“Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Greqia mbështet perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë është e vështirë dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë rregullime të rëndësishme në “acquis” evropiane.

Dhe sigurisht, i vetmi parim që është i panegociueshëm për Bashkimin Evropian, por edhe për Greqinë, është respektimi i shtetit ligjor.

Fatkeqësisht, muajt e fundit, Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme për këtë çështje. E kam fjalën konkretisht për rastin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej pesë muajsh ndodhet në paraburgim.

Nënvizoj se kam respekt për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Nuk kam dëshirë të ndërhyj në mënyrën se si funksionon. Por dua të theksoj kategorikisht se Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës, edhe nëse është në paraburgim.

Zgjidhja e kësaj çështjeje është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Dhe shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në një frymë bashkëpunimi dhe humor të mirë, pa lënë në hije më tej marrëdhëniet e dy shteteve”, u shpreh ai për median greke, ERT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article