“Kushtetuta sot po përjeton ditët më të zeza”, Vasili: Dhunuesit rilindas bëjnë sikur festojnë 25-vjetorin e saj

10 months ago 8

Balkanweb app Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me 25-vjetorin e Kushtetutës së Republikës, duke thënë se në këtë përvjetor “cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes së saj”.

Vasili u shpreh se Kushtetuta është në letër, por në realitet nuk zbatohet, ndërsa shtoi se “dhunuesit rilindas” bëjnë sikur festojnë 25-vjetorin e saj.

Sipas tij Kushtetuta sot po përjeton ditët më të zeza dhe të trishta të saj.

Reagimi i plotë:

Ne 25 vjetorin e Kushtetutes, cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes se saj!
Me Kushtetute ne leter, pa Kushtetute ne realitet!
Sot dhunuesit rilindas me te eger te Kushtetutes bejne sikur festojne 25 vjetorin e saj.
Bejne sikur festojne rilindasit, ata dhe vetem ata qe kane shkelur e neperkembur çdo element fondamental te Kushtetutes qe nga lindjaj e deri ne zbatimin e perditshem te saj.
SI LINDI KUSHTETUTA!
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Hartimi i Kushtetutes u bashkedrejtua ne menyre konsesuale nga dy drejtues Godo dhe Imami, te cilet nuk i perkisnin fare Partise Socialiste.
Ne procesin e hartimit te Kushtetutes u perfshine te gjithe konstitucionalistet dhe drejtues e ish drejtues te Gjykates Kushtetuese pa asnje diskriminim partiak.
Partia Socialiste megjithse kishte e vetme nje shumice me mbi 100 e ca deputete, qe i mjaftonin per ta miratuar Kushtetuten e vetme e megjithate nuk e beri.
Kushtetuta u miratua me Referendum pavaresisht se maxhoranca qeverisese zoteronte mbi 80% te votave.
ÇFARE PO NDODH SOT!
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
Ndersa sot Kushtetuta ndryshohet vetem me vota e rilindasve sic ishte rasti perpara zgjedhjeve te 25 prillit.
Ne procesin e ndryshimeve kushtetuese perfshihen vetem juriste te provuar per besnikerine e verber ndaj rilindjes ne pushtet.
Ne sallen e parlamentit Kushtetuta vetem shkelet nga rilindja dhe nuk zbatohet kurre.
Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane kthyer ne nje letra te zhubrosura pa asnje vlere nga rilindja dhe qeveria.
Ndarja e pushteteve qe percakton Kushtetuta eshte zevendesuar nga kapja totale nga Rilindja.
Referendumi eshte de facto nuk ekziston per shkak te rilindjes dhe levave te komanduara prej saj.
Eshte asgjesuar tradita e Referendumit, qe zbatua dy here per aprovimin e Kushtetutes nje here ne vitin 1994 dhe nje here ne vitin 1998, kur ne te dy heret maxhorancat e kohes, respektivisht PD me pare dhe PS me pas, i kishin votat per ta votuar te vetme Kushtetuten.
PERFUNDIM!
➖️➖️➖️➖️➖️
▪️Sot Kushtetuta eshte kthyer ne nje leter pa vlere dhe nuk eshte me garantja e paprekshmerise se tjemelve mbajtese te shtetit ligjor dhe demokracise e pluralizmit.
▪️Kushtetuta eshte sot nen sulmin me te rende qe i eshte bere asaj nga mafia rilindase ne pushtet.
▪️Sot qytetareve ju eshte asgjesuar dokumenti themelor qe garanton lirite dhe te drejtat e tyre.
▪️Sot Shqiperia eshte realisht pa Kushtetute dhe nen presionin grabitqar te mafies ne pushtet qe rremben prona private dhe miliarda euro para’ publike e pa ndeshkuar.
▪️Interesi publik eshte sot me i rrezikuar dhe tronditur se kurre me pare per shka te çjerrjes se çdo flete te Kushtetutes.
———————————————————————–

Sot Kushtetuta ne 25 vetorin e saj po perjeton ditet me te zeza, me te errta dhe me te trishta te saj.

Ne 25 vjetorin e Kushtetutes, cubat dhunues te saj po hedhin vallen e vdekjes se saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article