Kushti i Al-Khelaifi për Mbappe: Nëse do të qëndrojë, duhet të rinovojë

1 year ago 32
Reklamë
19:30 06/07/2023

Kylian Mbappe duhet të nënshkruajë një kontratë të re nëse dëshiron të qëndrojë te Paris Saint Germain. Këto janë fjalët e Presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi, i cili nuk dëshiron që lojtari të largohet falas vitin e ardhshëm.

Te Paris duan të marrin mbrapsht shumën e shpenzuar në vitin 2017 kur Mbappe erdhi për 180 milionë Euro nga Monaco.

“Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ai mund të qëndrojë. Ne duam që ai të qëndrojë. Ne nuk duam të lemë një nga lojtarët më të mirë në botë që të largohet falas, kjo është e pamundur”.

Te Paris Saint Germain tani është një trajner i ri, Luis Enrique. Vetë spanjolli pranoi se gjatë merkatos mund të ndodhë gjithçka.

Kylian Mbappe po kërkohet me ngulm nga Real Madrid, por çështja e çmimit të vendosur nga drejtuesit e PSG e ka vështirësuar transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article