Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e dënon sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë një rreshter i Policisë së Kosovës humbi jetën.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në seancë ishin 97 deputetë, të cilët të gjithë kanë votuar pro kësaj rezolute.
Përmbajtja e rezolutës në fjalë është përpiluar në bashkëpunim të grupeve parlamentare.
“Duke e marrë për bazë gjendjen e sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së rendit shtetëror dhe integritetit territorial, të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë dhe paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të përkushtuar për ta luftuar dhe parandaluar çfarëdo përpjekje që cenon renin kushtetues, Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin e Serbisë ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që ta ballafaqojë Serbinë rreth çfarëdo mbështetje që i ka bërë grupit terrorist”, ka thënë në fjalën e tij, kryekuvendari Glauk Konjufca./klankosova
Të ngjashme