Kuvendi i Shqipërisë organizon konferencën parlamentare! Në fokus roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit

1 year ago 19

Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë ditën e nesërme Konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”.

Takimi kryhet në orën 10:00, në kuadër të javës së Samitit të Procesit të Berlinit, që përpiqet t’i japë një tjetër drejtim rolit të kuvendeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit.

Në mbledhje do të marrin pjesë kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe deputetë nga parlamentet e Kosovës, Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në nisje të Konferencës, do të përshëndesin Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla; Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku; ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani; i dërguari i BE-së në Tiranë, z. Luigi Soreca; Sekretarja e Përgjithshme e RCC, znj. Majlinda Bregu.

Konferenca do të vijojë me dy panele diskutimesh. I pari do të jetë i fokusuar mbi rolin Kuvendit në Procesin e Berlinit dhe i dyti mbi 4 liritë themelore të BE dhe Procesi i Berlinit, sfidat e të ardhmes.

Në orën 15:00, kryetarët e komisioneve parlamentare do të dalin në një deklaratë të përbashkët dhe në përmbyllje të Konferencës, znj. Jorida Tabaku, Kryetare e komisionit parlamentar për Çështjet Europiane do të bëjë përmbledhjen e diskutimeve të konferencës.

Top Channel

Read Entire Article