Kuvendi mbylli punimet, por opozita qëndron në sallë, Salianji: Nuk ka për të pasur normalitet nëse…

1 year ago 13

Ndonëse Kuvendi ka njoftuar mbylljen e punimeve, deputetë të opozitës kanë vijuar që të qëndrojnë në sallë.

Përmes lidhjeve live në rrjetet sociale, ata po përcjellin mesazhet e tyre, kundër qeverisë.

Fjalën në foltore e ka marrë dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili theksoi se PS kërkon që të emërojë me forcën e kartonit dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore.

PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Ka vendim të GJK dhe është taksative që kërkimi i komisioneve hetimore parlamentare është instrument i opozitës për kontrollimin e qeverisë, E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt, nga patronazhistët që i shpëtuan me prokurori te AKSH-i, rrjedhja e të dhënave, etj. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit Rama”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article