“Ky lloj reagimi nuk duhet pranuar kurrë”, ylli i Ligës Premier i jep mbështetje Viniciusit

6 months ago 17

Vinicius Junior ka qenë njëri ndër futbollistët më të përfolur në Spanjë tash e sa kohë. Sjellja e sulmuesit të Real Madridit dhe veprimet e tij në fushë janë krikuar rëndë nga shumë persona, madje disa prej tyre thonin se kjo ishte arsyeja pse ai është bërë objekt i racizimit.

Situata e Viniciusit ka bërë që tema e racizmit të diskutohet në futbollin spanjoll, duke përfshirë edhe mesfushorin Dani Parejo (Villarreal), i cili u duk se e dënoi brazilianin për veprimet e tij në një intervistë së fundmi.

Një lojtar i cili ka dalur në mbështetje të Vinicius është Neal Maupay, i cili momentalisht luan në Ligën Premier tek Brentfordi.

Sulmuesi francez përmes platformës X i dënoi të gjithë personat që e kanë kritikuar brazilianin gjatë javëve të fundit.

“Pavarësisht se çfarë bëni në fushë për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit tuaj, abuzimi racor nuk është asnjëherë një justifikim. Ky lloj reagimi nuk duhet pranuar kurrë dhe ne duhet të flasim gjithmonë dhe të luftojmë ndaj diskriminimit”, ka shkruar Maupay në platformën X.

No matter what you do on the pitch to gain an advantage over your opponent, there is never an excuse for resorting to racial abuse. This kind of reaction can never be normalised and we should always speak up and fight back against discrimination 👊🏼 https://t.co/3FfLopqhlN

— Neal Maupay (@nealmaupay_) March 28, 2024

Maupay u tregua i saktë me vlerësimin që dha – racizmi nuk duhet të përdoret asnjëherë, në asnjë rrethanë.

Vinicius mund të mos jetë ‘i qetë’ në fushë, por askush nuk i jep të drejtën individëve që të abuzojnë me të në baza racore./Telegrafi/

Read Entire Article