Kyrgios shqetëson australianët, tenisti akoma i dëmtuar për “Australian Open”

10 months ago 9
14:44 07/12/2023

Nik Kirgios ishte një nga mungesat më të dukshme në shortin për “Australian Open”. Finalisti i Wimbledon në 2022 ka pasur një vit 2023 me dëmtime dhe muaji e kaluar e paralajmëroi se do të ishte shumë e vështirë për të që të mund të ishte gati për Grand Slamin e fillimit të vitit 2024. E duket se pavarësisht përpjekeve të tij, Kirgios nuk ia doli që të ishte gati. Shefi i “|Australian Open” Kreig Taili tha se priste që tenisti Australian të mund të rikuperohej e të ishte gati për turneun e rëndësishëm, por kjo bëhet edhe më e komplikuar.

Në turneun e rëndësishëm do të riktehet Rafa Nadal, që konfirmoi gjithashtu se do të marrë pjesë edhe në turneun e Brisbane International pas një kohe të gjatë jashtë fushe.

Nuk do të mungojë as kampioni në fuqi Novak Gjokoviç, që do të kërkojë të marrë titullin e 11 në Melbourne Park duke vendosur rekord, e gjithashtu të marrë Grand Slam-in e tij të 25-së.

Numri dy i botës Arina Sabalenka do të kërkojë të mbrojë titullin e saj në sfidat për femra, ku do të marrin pjesë edhe Naomi Osaka, Caroline Wozniacki dhe Angelik Kerber, që kthehen në Melbourne Park pasi morën disa kohë pushim, sepse u bënë me fëmijë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article