La Liga, Barcelona e nis me barazim

1 year ago 23
Reklamë
23:05 14/08/2023

Asnjë gol në takimin me Getafe

Barcelona e nisi me një barazim pa gola të dielën në fushën e Getafe sezonin e ri të La Liga. Një sfidë e shoqëruar me tension me shumë ndëshkime ku nuk munguan edhe kartonët e kuq, 1 për vendasit dhe 2 për miqtë. Pjesa e parë ishte e barabartë me atë që u tregua në fushën e lojës, ndërsa katalanasit e mbyllën me 1 lojtar më pak.

Me rifillimin e takimit pas pushimit futbollistët e Getafe u përpoqën të shrytëzonin epërsinë numerike, por e pësuan edhe ata, pasi Mata mori të verdhin e dytë në të 57’. 

Me kalimin e minutave nervozizmi u rrit dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq edhe trajnerit të Barcelona. Xavi la stolin në të 70’.  Katalanasit edhe pse u përpoqën të shënonin nuk arritën. Një gjysmë hap flas i Barcelona, ndërsa Real Madrid e nisi me fitore kampionatin duke mundur të shtunën 2 – 0 Athletic Bilbao.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article