Laboratori i drogës në Frakull, SPAK mbyll hetimet, çon në gjyq ish-kryekomunarin, 3 familjarët e tij dhe ‘kokën’ e grupit

10 months ago 25

SPAK përfundon hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fieri. Te pandehur është marrë ish-kryekomunari, Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në banesën e Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Sakaq, në kërkim është një shtetas kolumbian, ndërsa vijojnë hetimet për pjesën tjetër të grupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article