Lakers rikthehen te fitoret, triumfojnë ndaj New Orelans Pelicans

8 months ago 11

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pas humbjes së ditë së djeshme nga Denver Nuggets.

Në sfidën e zhvilluar në Crypto Arena, Lakers janë përballur me New Orleans Pelicans dhe kanë triumfuar me 17 pikëdiferencë 139:122.

Fundori amerikan D’Angelo Russell ishte më efikasi në këtë sfidë me 30 pikë, dy kërcime e pesë asistime, derisa Austin Reaves shtoi 27 pikë të tjera.

The East:

Celtics win their 3rd-straight!

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/chp2F6b9fP

— NBA (@NBA) February 10, 2024

Me lojë të mirë u dalluan edhe Rui Hachimura që shtoi 21 pikë, LeBron James po aq sosh dhe Anthony Davies që e mbylli takimin me 20 pikë.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Zion Williamson me 30 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article