Lala për arrestimin e Metës: Nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij, hetimet kishin nisur prej 4 vitesh

7 hours ago 24

Gazetarja Klodiana Lala tha se arrestimi i Ilir Metës nuk ishte një lajm i beftë.

Lala theksoi se ish-presidenti prej kohësh ka “shënjestruar” SPAK-un. Ajo shtoi se hetimet për Metën kishin 4 vite që kishin nisur.

“Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie.

Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.

Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar.

Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”, tha Lala në rubrikën Opinion në News 24.

Read Entire Article