“Lamtumirë bos”, Rama mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Henry Kissinger: Më dhuruat një nga bisedat më të bukura 

10 months ago 8

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-diplomatit të shquar amerikan Henry Kissinger.

Rama u shpreh se shkrimet e ish-sekretarit amerikan, do t’i mbeten njerëzimit si një pasuri e paçmueshme.

Ndër të tjera, ai e falënderoi për kohën që Kissinger i ka kushtuar, duke i dhuruar siç thotë ai “një ndër bisedat më të bukura.”

Reagimi i plotë:

LAMTUMIRË BOS

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article