Laporta: Shpëtuam nga falimenti

1 year ago 100
Reklamë
19:40 03/07/2023

“Messi nuk donte të kishte presion”

Presidenti i Barcelona, Joan Laporta foli për situatën në klub dhe zhvillimet e fundit. Gjendja financiare ishte një nga pikat në intervistën e dhënë për spanjollen “La Vanguardia”.

“Ishim në gjendje të reagonim dhe të shpëtonim klubin nga falimentimi. Do të rikthemi të fortë vitin e ardhshëm”.

Sezonin e fundit pavarësisht problemeve ekonomike Barcelona u shpall kampione e Spanjës.

Presidenti Laporta sqaroi edhe pse Lionel Messi nuk pranoi të kthehej te katalanasit.

“Kishim një akord me La Liga, një pjese e të ardhurave do të shkonin për të. Këtë ia thanë edhe Jorge Messi, por më tha se Leo kishte kaluar një vit të vështitë në Paris dhe që donte më pak presion. Me ne do të kishte, kështu që e kuptoj zgjedhjen e tij”.

Laporta tha se kanë ende pagesa në drejtim të Messi deri në 2025 sipas kontratave të nënshkuara me drejtuesit e mëparshëm.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article